Në Strugë mbahet projekt prezantimi Hulumtimi i pasurisë së folklorit popullor të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut
Sot me fillim në orën 15.00 në lokalet e shkollës fillore “Rexhep Fejza” në Zhepin u mbajt projekt prezantimi “Hulumtimi i pasuris së folklorit popullor të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut” organizuar nga shoqata për kulturë dhe aktivizim qytetar Tulipans-Shkup. Në këtë manifestim u prezantuan në një përmbledhje rezultatet hulumtuese në terren që rezultuan në një kumtesë shkencore. Mr. Emine Akija si udhëheqëse e projektit theksoi para dashamirësve të folklorit nevojën për hulumtimin më të thelluar të relikteve popullore sepse jo vetëm që memoria kolektive popullore ka filluar të humbet por dhe interesimi për folklor është shumë i zbehtë. Studiuesja shtoi se përvec festimeve të ditës së Verës, Jeremisë apo Shën Gjergjit të cilët ende festohen nga fëmijët jo si rituale por si argëtëtim. Prandaj vlerat folklorike në çfardo mënyre duhet të ruhen sepse ato na lidhin me autenticitetin me këto troje ku jemi sedentar me mijëvjeçar. Pas prezantimit dashamirësit e folklorit patën rastin të shohin dhe një ekspozitë me punim folklorike të rajonit të Strugës dhe jo vetëm.
Ky projekt hulumtues u mbështet nga ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të projekteve me interes nacional për vitin 2020. Mbledhjet folklorike, kujtimet memoaret, përrallat, fjalët e urta etj do ti dorëzohen sektorit të folklorit për përdorim studimor.