Fillon TURNEU MEMORIAL në futdboll të vogël “Rashit Tafa”
Turneu Memorial “Rashit Tafa” i këtij viti do të nisë në datë 15.12.2017 (E Premte) me hapje në ora 18:00 te salla sportive “Timi”-Strugë dhe do të zgjasë deri në 18.12.2013( E Diel).
Në këtë turne do të marrin pjesë ekipe cilësore me lojtar profesional në ligat e Maqedonisë dhe që garantojnë futboll të bukur dhe spektakolar.
Ju mirëpresim.
Biografi e shkurtër
Para dhjetë viteve pushoi së rahuri zemra e njërit nga yjet e futbollit Strugan, Rashit Tafa. U lind në Strugë në vitin 1952, ku jetoi deri sa u nda fizikisht nga ne. Në Strugë u rrit, u shkollua, jetoi, latoi talentin e tij, formoi familjen, jetoi me hallet e bashkqytetarëve të tij, këtu edhe pushon i qetë përjetsisht.
Që të mundemi sa më mirë ta përshkruajmë personalitetin dhe veprën e këti aktori të vërtetë në fushën e futbollit, duhet të themi se Rashiti ishte një njeri human i dashur dhe i madh për të gjithë që e kanë njohur. I ri korpulent, talent i vërtetë, një mesfushor cilësor me lexim perfekt të lojës, ideator dhe i aftë të luajë në të gjitha pozicionet e mesfushës i padorëzueshëm dhe zbatues i taktikës kolektive. Qysh në moshën 17 vjeçare ka luajtur në ekipin e seniorëve, privilegj që do ta ëndërronte çdo moshatar i këtyre pranverave sa numëronte Rashiti asokohe. Pasi u këthye nga shërbimi ushtarak në vitin 1977, u muar me futbollin aktiv në “Vllaznim” ku më vonë do të punojë pa u lodhur edhe në cilësinë e anëtarit aktiv të stafit drejtues nga kryesia e klubit në fjalë. Aty, deri në fund të jetës së tij sado të shkurtër, kontribuoi me sinqeritet pa kursyer asgjë prej vetes. Klubi futbollistik “Vllaznimi” sukseset më të mira i korri ndër vite me gjeneratën e Rashitit ku tradicionalisht stoliseshin me trofe të ndryshëm.
Rashiti nuk është më midis nesh, por do të mbetet ne zemrat e të gjithë struganëve, atyre që e kanë dashur futbollin, që e kanë dashur dhe e duan sportin.
Një dekadë e plotë u mbush sot prej kur pushoi së rrahuri zemra e Rashitit mirëpo ne e kemi bërë te pavdekshëm sot e përgjithmonë emrin e tij si shenjë faleminderimi për kontributin e tij në futbollin Strugan.
Organizator i këtij turneu është profesori Hyjnor Kica.