Sunday, May 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiNë Strugë do të ndahen 330 mijë euro për mbushjen e gropave...

Në Strugë do të ndahen 330 mijë euro për mbushjen e gropave dhe pastrimin e borës

20 milionë denarë ka paraparë Komuna e Strugës për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, për mbushje gropash dhe pastrim kanalesh për vitin 2019.
Kjo shihet në Programin për Rrugë për vitin 2019 të dorëzuar deri tek këshilltarët komunalë dhe që do të diskutohet në seancën e radhës të Këshillit, ditën e Mërkurë.
Vetëm për mirëmbajtje të rrugëve gjatë sezonit dimëror, pastrim i borës dhe akullit si dhe hedhje të rërës dhe kripës në rrugët lokale, janë paraparë 8 Milionë denarë apo rreth 130 mijë euro.
Po aq mjete parashihen edhe për mbushje të gropave dhe sanim të rrugëve lokale, ndërsa 4 Milionë denarë janë paraparë për pastrim kanalesh.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments