Pavarësisht lehtësimit thuajse të plotë të masave kundër koronavirusit, e diela do të mbyllet sërish, çka do të thotë se besimtarët myslimanë nuk do të mund të falin namazin e Fiter Bajramit.
Festa është kulmi i një muaji agjërimi, i cili mbyllet zakonisht me lutje të përbashkëta mëngjesin e ditës pas mbylljes së muajit të shenjtë të Ramazanit.
Megjithatë, kjo e diel, në të cilën bie festa e Bajramit, nuk do të mund të falet nëpër xhamia apo në sheshe publike siç ka ndodhur vitet e mëparshme.
Vendimi i papritur i kryeministrit Rama u lajmërua shkurtimisht në Facebook dhe vlen për zonat të cilat konsiderohen ende të kuqe për shkak të koronavirusit.
Dita e hënë është ditë pushimi zyrtar, ndërsa ende nuk ka një vendim nëse do të ketë një vendim të ngjashëm si të dielën.