Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNë rastin e Kumanovës të kyçet FBI, Gjyqësia në Maqedoni është politike

Në rastin e Kumanovës të kyçet FBI, Gjyqësia në Maqedoni është politike

Analisti politik në Maqedoni, Xhelal Neziri ka komentuar vendimin për dënim të “Grupit të Kumanovës” me 746 vjet burgim.
Neziri ka thënë se ky rast që ngjau në vitin 2015 ku pati edhe të vrarë, ka qenë një kurth që ka nxitur reagimin e njerëzve me ndjenja patriotike, njofton Klan Kosova.
Por për ta zgjidhur këtë çështje dhe për të zbuluar se kush përgatiti atë ngjarje, Neziri ka thënë se duhet përfshihen edhe institucionet ndërkombëtare.
“Është e rëndësishme që institucionet ndërkombëtare, si FBI, të kyçen dhe të shohin gjitha aspektet tjera, prapavijat politike që mund të jenë ngritur dhe mashtrimet që mund të jenë bërë ndaj personave të përfshirë në këtë konflikt”, ka thënë Neziri përmes telefonit për Klan Kosova.
Neziri ka thënë se gjyqësia në Maqedoni është politike.
“Në radhë të parë kemi një Maqedoni që ka një gjyqësi të pareformuar, që nuk ka funksionuar vite me radhë. Ka shumë njerëz, jo vetëm shqiptarë që kanë përfunduar në burg pa pasur pikë faji. Ka një gjyqësi politike që bazohet jo në drejtësi dhe e cila duhet të reformohet rrënjësisht”, ka pohuar ai në Info Magazine.
Ai ka thënë se verdikti i sotëm i gjykatës për të dënuar të përfshirët në “Rastin e Kumanovës” nuk shkakton ndonjë incident ndëretnik në Maqedoni.
“Është një rast i rëndë ku duhet të jenë implikuar faktorë të ndryshëm. U paralajmërua një hetim ndërkombëtar që do të ishte më i paanshëm dhe do të bazohej vetme në fakte që do të nxirrte në pah vetëm akterët e rastit”.
“Kur kthehemi në majin e vitit 2015, Maqedonia në atë kohë ndodhej në një turbulencë politike. Në gjithë tensionet e atëhershme ndodhi rasti i Kumanovës. Ajo që u interpretua nga pjesa më e madhe e opinionit vendor dhe ndërkombëtar dhe do të zhvendoste vëmendjen larg nga korrupsioni”, ka shtuar.
“Ajo që është fakt dhe që mendoj se dihet në këtë rast është se përgatiti një kurth në Kumanovë.”.
Sipas tij ky ishte një kurth i cili sikurse mashtroi dhe tërhoqi gjithë njerëzit me ndjenja patriotike. /KlanKosova

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!