Sunday, May 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriNë Qafë Thanë gjenden 19 pako me drogë poshtë ulëses së shoferit

Në Qafë Thanë gjenden 19 pako me drogë poshtë ulëses së shoferit


Një sasi prej 13 kg lëndë narkotike kanabis sativa u gjet në pjesën e dyshemesë poshtë ulëses së shoferit të një veture në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë nga ana e Shqipërisë. Gjatë kontrollit policia shqiptare konstatoi një hapje të strukturës metalike, ku dhe në brendësi të së cilës u gjetën 19 pako me lëndë narkotike.

‘Është bërë ndalimi i automjetit tip autoveturë e markës Mercedes Benz, me drejtues shtetasin A. L.” informoi sot policia e shqiptare.

Gjithashtu u sekuestruan me automjetin dhe dy celularë si prova materiale.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments