Teksa po shijonin freskinë e oqeanit, disa plazhistë në Kaliforni janë befasuar nga 3 vizitorë të veçantë, një arushë me dy këlyshët e saj, të cilët dolën nga pylli për të mposhtur vapën e madhe që ka përfshirë zonën në ditët e fundit. Pa shqetësuar njerëzit, dy “vogëlushët” dhe mamaja u futën në ujë dhe luajtën për disa minuta, ndërsa njerëzit e shtangur i shihnin me kureshtje dhe pak frikë. “Ishte emocionuese për të gjithë ne, na u duk sikur ishim në kopshtin zoologjik”, tha për CNN Jen Watkins, një prej personave të pranishëm në plazh, që filmoi skenën.
Në plazh me arinjtë, pushuesit befasohen nga vizitorët e veçantë
Por pavarësisht argëtimit të njerëzve, autoritetet mendojnë se rastet e ngjashme janë shtuar shumë së fundmi, dhe kjo përbën rrezik për jetën e njerëzve. “Sa më shumë që arinjtë mësohen me praninë e njerëzve, aq më shumë shtohet mundësia për veprime të rrezikshme”, thotë për CNN Peter Tira, nga Autoriteti i Kalifornisë për Peshqit dhe Kafshët e Egra./A2CNN