Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNë pikëpagesat rrugore të Maqedonisë qarkullojnë monedha false prej një dhe dy...

Në pikëpagesat rrugore të Maqedonisë qarkullojnë monedha false prej një dhe dy euro, kryesisht i lënë shtetasit e huaj

Punonjësit e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore të Maqedonisë tash e një kohë paralajmërojnë për paraqitjen e monedhave të falsifikuara prej 1 dhe 2 eurosh, dënimin e të cilave vetë e paguajnë në fund.

Gjegjësisht, pasi banka kompetente i zbulon monedhat e falsifikuara, ato dërgohen në Bankën Popullore dhe në fund u hiqet nga paga punonjësve për një shkelje të tillë.

Një problem i tillë nuk është aktual vetëm këtu, por edhe në të gjithë Evropën.

Operacione të mëdha policore u nisën këtë verë në vende si Italia dhe Irlanda për të zbuluar se kush i prodhon këto monedha.

Në një aksion të përbashkët të policisë bullgare dhe greke, të mbështetur nga Europol, një grup i organizuar kriminal u shkatërrua disa vite më parë dhe u zbulua një vendprodhim pranë Selanikut.

Më pas policia sekuestroi makineri të ndryshme, mjete dhe pajisje të ngjashme.

Këto monedha këtu në kabinat e pagesës vijnë kryesisht nga automjete të huaja.

Nga pikëpagesat rrugore të Maqedonisë thanë se për gjashtë muajt e parë të vitit kanë pranuar 259 monedha të dyshimta me prerje 1 euro dhe 11.579 monedha me vlerë 2 euro.

Bankat nuk kanë pajisje adekuate për të zbuluar monedhat e falsifikuara, siç ka për kartëmonedhat.

Një nga metodat e mundshme të zbulimit është magnetizimi i monedhave, por së fundmi falsifikuesit e kanë zgjidhur edhe atë “problem”.

Me përjashtim të pikave të pagesës, në banka shmanget përdorimi i monedhave.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!