VMRO-DPMNE ka publikuar emrat e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme lokale në Ohër dhe Novo Sellë. Vllatko Gjorçev njoftoi se në Ohër kjo parti do të garojë me neurokirurgun Mitre Milloshevski, i punësuar në spitalin Shën Erazmo në Ohër, ndërsa në Komunën e Novo Sellës me Nikollço Stoilkov.
Vllatko Gjorçev
“Me të vërtetë doktor Mitre Milloshevski është kandidat i përkyer, ua rekomandojmë qytetarëve të Ohrit, ata e njohin dhe në 40 ditët e ardhëshme nuk do të ketë derë, nuk do të ketë vendbanim, nuk do të ketë lagje, fshat ose rrugë në të cilën nuk do të shkojë. Llogarisim në fitore në Ohër. Zgjedhjet në Ohër janë të rëndësishme po aq sa ata në Novo Sellë, në Dibër dhe gjithkund ku ka zgjedhje dhe shpresojmë në rrezultat vërtetë të shkëlqyer. Në pjesën e dytë gjithashtu kemi kandidat të shkëlqyer. Komiteti qendror dhe ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së kanë kandiduar Nikollço Stoilkov nga Novo Sella për kryetarë komune në Komunën e Novo Sellës, magjistër i të drejtës afariste dhe i punësuar në drejtorinë e doganave të Republikës së Maqedonisë, baba i dy fëmijëve, njeri që e njohin qytetarët e të gjitha vendbanimeve në Novo Sellë”
VMRO-DPMNE nuk ka paralajmëruar kandidaturë në Komunën e Dibrës ku poashtu do të mbahen zgjedhje të parakohshme për kryetarë komune, pasi ish kreu i kësaj komune ndërroi jetë kohë më parë. Kjo parti është e para e cila publikon kandidaturat për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në tre komunat që tani udhëhiqen nga ushtrues detyre. As LSDM dhe as partitë shqiptare ende nuk kanë publikuar asnjë emër edhe pse deri më tani kanë thënë se janë duke diskutuar në organet partiake për këtë ketë. /SHENJA/