Në ndeshjen mes Vitoria dhe Bahia në Ligën braziliane Baiano, arbitri tregoi 9 kartonë të kuq, transmeton Anadolu Agency (AA). Vitoria ishte nikoqire e ndeshjes së javës së 6-të me Bahia, ku me golin e Denilson në minutën e 34, pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 1-0.
Në minutën e 50-të Bahia arriti të barazojë me golin e Vinicius nga penalltia. Shfaqja e gëzimit të Vinicius ndaj tribunave pas golit, shkaktoi reagimin e disa futbollistëve të Vitoria. Pas grindjes në mes të futbollistëve të të dyja klubeve, arbitri i ndeshjes i tregoi karton të kuq futbollistëve Denilson, Kanu, Rhanyer nga Vitoria dhe Edson, Rodrigo Nascimento Franca, Fonseca dhe Vinicius nga Bahia.
Ndërsa pasi që në minutën e 78-të Uillian dhe në 81 Bruno nga Vitoria u ndëshkuan me karton të kuq, arbitri e ndërpreu ndeshjen që ishte duke vazhduar me rezultat 1-1.
https://youtu.be/qkJeReKDFpQ