Në moshën 47 vjeçare ndërron jetë mjeku nga Shkupi

0
998
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Doktor Viktor Isjanovski, ish-drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Shkup në periudhën 2019–2024, ndërroi jetë.

Ai lindi më 21 korrik 1978 në Shkup, ku i kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Fakultetin e Mjekësisë e përfundoi në vitin 2003, ndërsa një pjesë të studimeve i kreu edhe në Universitetin e Miamit, Kaliforni, SHBA.

Karrierën profesionale e filloi në vitin 2004 në Institucionin Korrektues-Penal Idrizovë, ndërsa nga viti 2006 ishte pjesë e ISHP “Spitali Psikiatrik Shkup”, ku në vitin 2007 e përfundoi specializimin në psikiatri. Në vitin 2018 u zgjodh udhëheqës në këtë institucion.

Studimet e magjistraturës në Fakultetin e Mjekësisë i përfundoi me notë mesatare 10, ndërsa tezën me temë “Roli i disa faktorëve të rrezikut në etiopatogjenezën e shizofrenisë” e mbrojti me vlerësimet më të larta. Ai ishte zgjedhur edhe asistent në Katedrën e Psikiatrisë pranë Klinikës Psikiatrike në Shkup.

Dr. Isjanovski lë pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijë. Vdekja e tij e papritur përbën një humbje të madhe për komunitetin mjekësor dhe për të gjithë ata që e njihnin.

(Struga Ekspres)