Banorët e komunës së Dibrës dhe Qendrës Zhupa kaluan edhe natën e dytë, pas shpalljes së gjendjes së krizës për shkak të dukurisë së koronavirusit, në mënyrë të rreptë duke i respektuar rekomandimet nga kompetentët dhe lëvizja nëpër rrugë pothuajse është minimale.
Pikat e vendosura kontrolluese në dalje drejt Mavrovës dhe drejt Strugës, gjegjësisht tek vendi Ura e Boshkut dhe tek Hidrocentrali “Shpilje” më pas tek Ura e Mullisit në hyrje drejt Qendrës Zhupa dhe tek elektrocentarli “Globoçicë” në dalje të kësaj komune drejt Strugës funksionon pa probleme.
Në mënyrë të rreptë kontrollohet hyrja dhe dalja vetëm të automjeteve, rrjedha e të cilëve lejohet vetëm në bazë të rekomandimeve.
Ekipe të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim me pajisje adekuate kryejnë dezinfektim të të gjitha automjeteve në hyrje dhe dalje në dy komunat.
Drejtori i Spitali tët përgjithshëm në Dibër, Baki Halili deklaroi për MIA-n se në spital ka dhomë të veçantë për izolim, ndërsa deri tek qytetarët apeloi për informacione rreth simptomave të koronavirusit që të drejtohet në numrin 194.
Në ndërkohë, siç deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, testet dje treguan rezultate negative për epidemiologun dhe teknikun e Dibrës nga njësia e punës në Qendrën për shëndet publik dhe ata janë në detyrë.
Dje u konfirmuan pesë raste të reja të të infektuarve nga Dibra, ndërsa në izolim shtëpiak në dy komuna janë mbi 40 persona.