Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNë Maqedoni pensionet e prillit do të paguhen para kohe

Në Maqedoni pensionet e prillit do të paguhen para kohe

Në seancën e mbrëmshme Qeveria shqyrtoi dhe miratoi informatën për pagesën e pensioneve për muajin prill dhe obligoi Fondin për sigurim pensional invalidor që të dorëzojë të dhënat për pensionet deri te bankat afariste deri më 23 prill. Ndërkaq bankave Qeveria ju ka rekomanduar që nga e premtja më 24 prill të sigurojnë që pensionet e prillit të jenë në dispozicion të pensionistëve përmes rrjetit të bankomateve dhe rrjetit tregtar. Sipas këtij rekomandimi pensionet do të ndahen në gjatë katër ditëve të fundit të muajit.

Qeveria

– Të hënën më 27 prill të paguhen pensionet në vlerë deri më 11.000 denarë

– Të martën më 28 prill të paguhen pensionet në vlerë nga 11.001 deri më 14.000 denarë

– Të mërkurën më 29 prill pagesa e pensioneve në vlerë prej 14.001 deri më 18.000 denarë

– Të enjten më 30 prill pagesa e pensioneve në vlerë mbi 18.000 denarë

Në mbledhjen e mbrëmshme Qeveria ka sjellë edhe një sërë masash dhe rekomandimesh edhe në sferën e financave dhe ekonomisë. Ministria e financave është obliguar që ti rekomandojë Bankës Popullore që në bashkëpunim të përbashkët të shqyrtojnë mundësinë e gjetjes së një mënyre për përgatitjen e propozim urdhëresës me fuqi ligjore në drejtim të obligimit të bankave afariste që në afat prej një muaji të implementojnë aplikacione të reja fintek me të cilat dukshëm do të zvogëlojnë interakcionin dhe procedurat burokratike për qytetarët si dhe për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme. Ministria e financave poashtu është obliguar që të përpilojë dhe në seancën e radhës të Qeverisë të propozojë urdhëresë me fuqi ligjore me të cilën do të formatizohet obligimi për bankat që të përdorin pajisje mbrojtëse për të punësuarit dhe mënyrën e implementimit, detyrimin për numrin e personave në objekt në përputhje me sipërfaqen, mbajtjen e rendit para dhe brenda objekteve dhe të tjera. Urdhëresë të njëjtë duhet të përpilojë edhe ministria e ekonomisë për operatorët ekonomik privat, si shitoret, marketet barnatoret dhe të ngjashme.

Përveç tyre Qeveria ka sjellë edhe disa obligime për ministrinë e shoqërisë informative dhe administratës publike lidhur me informimin e opinionit dhe caktimin e një familjari për furnizime.
Qeveria

“Qeveria ka obliguar ministrinë e shoqërisë informative dhe administratë publike dhe në seancën e radhës të Qeverisë të dorëzojë urdhëresë me fuqi ligjore në të cilën juridikisht do të formalizohet obligimi që të gjitha televizionet dhe radiot të sigurojnë transmetim të porosive informative (të përgaditura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me KOVID-10) në kohëzgjatje prej 2-3 minutave çdo orë në programet televizive dhe radio.

Ministria e shoqërisë informative dhe administratës publike për seancën e radhës të Qeverisë të dorëzojë protokoll dhe analizë me të cilën do të rregullohet sistem për furnizim të produkteve ushqimore dhe barnave, nga ana e një anëtari të familjes/amvisërisë”
Për këto konkluza, vendime, rekomandime dhe masa Qeveria ka obliguar sektorin për marrëdhënie me opinionin në kuadër të Qeverisë që të fillojë fushatë të përforcuar dhe të unifikuar mediatike.

Në mbledhjen e mbrëmshme Qeveria ka sjellë urdhëresë me fuqi ligjore për formimin e fondit për ndihmë dhe mbështetje për menaxhim me krizën e shkaktuar nga korona virusi KOVID19.

Në njoftim thuhet se mjetet e Fondit do të shfrytëzohen për financim dhe mbështetje të masave ekonomike për ndihmë dhe mbështetje të kompanive mikro, të vogla, të mesme dhe më të mëdhaja, për tejkalim të krizës së shkaktuar nga KOVID-19.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!