Këtu, nuk ka mbet asgjë pa dështuar. Ka dështuar shpirti i nënave që kanë mbetur vetëm nëpër shtëpitë e zbrazëta, të ndërtuara me mund dhe djersë. Kanë dështuar ëndërrat e të rinjve që ikin ngadoqoftë vetëm mos mbesin këtu. Kanë dështuar diplomat që rrijnë të palosura nëpër sirtarë, apo të varura në mur, sepse nuk i njeh kryetari i degës. Ka dështuar dashuria e çiftit që ende pa e shijuar njëri tjetrin jetojnë mijëra kilometra dhe disa kufijë në mes. Ka dështuar edhe loti i tharë i fëmijëve që rriten pa prindër, të cilët kanë ikur për të siguruar kafshatën e gojës. Ka dështuar artisti veprat e të cilit nuk vijnë në radhë të ekspozohen askund, nga se nuk vijnë në radhë nga “artistët e mëdhej”. Kanë dështuar alamet mësimdhënës që largohen nga puna dhe zëvendësohen me aktivist partiak. Ka dështuar kënga dhe melosi i mirëfilltë të zavendësuar me tallava. Ka dështuar kultura, e nënçmuar dhe plagosur, shkaku se për të vendosin njerëz që më së paku e njohin dhe merren me të. Ka dështuar adukata dhe bontoni, sespe askush më nuk din se si ta edukojë fëmijën. Ka dështuar ideja dhe kreativiteti, sepse vetëm politika han bukë.
E mbi të gjitha, ka dështuar shpresa për një të ardhme më të mirë!
Shkrim nga Osman Demiri