Zoran Zaevi duke e luajt lojën e kurthit, se koha i ka ardhë o tash o kurr pasi përball në pushtet ka shqiptarë të paditshëm që une i cilsoj “dru mbi dru” servile, e meqenëse në Komisionin e Drejtësis të Venedikut ka anëtarë edhe maqedonas pa asnje përfaqësues shqiptar atje, Zoran Zaevi lujati lojen e të poshtërtit ndaj shqiptarëve me dergimin ne Venedik Ligjin e dygjuhësisë për miratimin e të cilit ai edhe vet u angazhua por tash shihet se krejt kjo ka qenë farsë dhe një kurth i madhë i tij. Po të mos ishin pushtetarët shqiptar të paditur ashtu si unë i cilsoj “dru mbi dru,”servil,deri edhe ne sahanlepirës, këte lojë kurthi të madh Zoran Zaevi asqë kishte guxuar t a luaj dhe paraprakisht asqë do të kishte përfaqësues në Komisionin e Venedikut pa përfaqësues shqiptarë.Vet fakti se në Komisionin e Drejtësisë në Venedik nuk ka asnjë shqiptar kjo tregon gjithcka jo vetëm për Zoran Zaevin, por edhe për vet këte komision që krejtësisht ka rënë nën ndikimin e përfaqësuesve –anëtar maqedonas në atë komision.
Njëanshmëria e këtij komisioni shihet qartë edhe saipërket arsyetimit banal që e ka dhën ky komision kur thuhet se përdorimi i gjuhës shqipe do të shkaktonte shpenzime për shtetin. Po ku e din ky komision se sa shpenzime do të shkaktonte përdorimi i gjuhës shqipe kur nuk ka bëre kur nuk ka bërë kurfarekspertize për këte “pengesë” që egzistoka për këte komision.Kjo qartë konfirmon se këto arsyetime nuk janë tjetër, pos suflerimi me ndikim i përfaqësuesve maqedonas në këte komision dhe aq më tepër kur njëra nga këto anëtare ka qenë kundër këtij ligji duke kërkuar që të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.
Ja ku është Kosova edhe me buzhet shumë më të varfër se Maqedonia, por në Kosovë ka disa gjuhë zyrtare që zbatohen edhe në sistemin gjyqsor-prokurorial dhe nuk paraqet kurfar pengese finansiare për shtetin kjo e drejtë e dhënë pakicave. Përkundrazi i bashkon edhe më tepër.Ku jeni përfaqësues shqiptar që nuk këmbëngulni të vini deri në Kosovë dhe t a shihni realitetin që do të ndikonte edhe në këmbëngljen tuaj për këte të drejtë madhore kombëtare.
Nga e gjithë kjo, konsideroj se është momenti vendimtar për të gjithë përfaqësuesit shqiptar t i thërrasin mendjes dhe këmbëngulin deri në radikalizimin e tyre për realizimin e kësaj të drejtë madhore të patjetërsueshme të shqiptarëve në Maqedoni. Grusht për pastrimin etnik të shqiptarëve Avokat Zaim Istrefi