Thursday, January 8, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNë Maqedoni, del nga shinat treni me 150 pasagjerë në bord

Në Maqedoni, del nga shinat treni me 150 pasagjerë në bord

- Advertisement -

Një tren pasagjerësh ka dalur nga shinat pranë stacionit hekurudhor Kadina Reka. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7, por fatmirësisht nuk ka pasagjerë të lënduar, mëson Plusinfo nga burime nga Hekurudhat e Maqedonisë.

Bëhet fjalë për trenin e pasagjerëve të linjës Gjevgjeli-Shkup dhe në momentin e aksidentit në vagona kanë qenë rreth 150 pasagjerë.

“Lokomotiva dhe një vagon kanë dalë nga shinat në stacionin hekurudhor Kadina Reka, në anën e majtë të lumit Vardar. Bëhet fjalë për trenin e udhëtarëve që mëngjesin e sotëm u nis nga Gjevgjelia për në Shkup. Nuk ka persona të lënduar”thonë nga Hekurudhat e Maqedonisë.

Nga MPB ende nuk kanë konfirmuar rastin.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!