Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriNë Librazhd aksidentohet autobusi me turist

Në Librazhd aksidentohet autobusi me turist

Një autobus me turistë është aksidentuar në Lunik të Librazhdit, ndërsa udhëtonte drejt zonës turistike të Fushë Studen.

Autobusi ka rrezikuar të dalë nga rruga dhe të bjerë në humnerë për shkak të gjendjes së degraduar të rrugës, bëne me dije burime të Ora News, ndaj shoferi për të shmangur një rrezik të tillë e ka përplasur mjetin me një shkëmb në pjesën e sipërme.

Veprimi i shoferit ka shmangur një tragjedi të mundshme për shkak të vështirësisë së terrenit malor pranë vendit të quajtur si Shkalla e Lunikut, por ka shkaktuar panik mes rreth 30 turistëve që mësohet se udhëtonin në autobus.

Për pasojë nuk ka turistë të plagosur, ndërsa autobusi ka marrë dëmtime.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments