Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëNë Kosovë një kilogram speca kushton më shumë se një kg mish

Në Kosovë një kilogram speca kushton më shumë se një kg mish

Djegësira e specave, më shumë po vërehet në çmim se sa në shije.

Një kilogram i tyre shkoi deri në 8 euro të martën, të paktën në një dyqan në Hajvali. 25 për qind më lirë se aty u shitën të martën në një rrjet dyqanesh, njofton Klan Kosova.

Por, për blerësit është shtrenjtë edhe 6 euro.

Tregtarët që nuk deshën të flasin para kamerës, thanë se po i shesin shtrenjtë pasi nuk i blejnë lirë nga furnizuesit.

Këta të fundit gjenden me bollëk në Pazarin e Gjelbër në Prishtinë, ku u mësua se specat e shtrenjtë vijnë nga Greqia. Sipas disave këtu, ata që blihen në Maqedoni e Turqi janë të lirë, por tregtarët më pakicë po ua vënë çmimin e njëjtë, nëpër dyqane.

Ministria e Tregtisë nuk ktheu përgjigje nëse po merret me çmimin ekstrem të specave.

Ish-kryeinspektori i Tregut, Lulzim Syla, thotë se do të duhej të kishte veprime më të shpejta.

Në bazë të të dhënave të Agjencisë së Statistikave, i bie që të paktën të martën, një kilogram speca djegës kushtoi më shtrenjtë se sasi e njëjtë mishi të vicit, që ishte 7 euro e 88 centë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments