Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një qendër votimi në Vashtmi të Korçës. Një çift bashkëshortësh janë goditur më karrige, ku sipas tyre kjo ka ndodhur pasi nuk lejuan nënë e tyre të votonte.
Personi i dëmtuar është Ardian Avdolli bashkë me bashkëshorten e tij.
“Atje pra në qendër votimit, arsyeja për nënë nuk e lejuan dhe e shtynë e goditën janë edhe kamerat aty, Ata janë dy vëllezër djem të kryeplakut, na goditën me karrige”, tha ai.
Nuk dihet ende se kush është autori i ngjarjes dhe shkaku që degradoi deri në dhunë./TCh