Autor: Hasim Memishi-Sopi
MOS U BËJ I NDERSHËM NË KËTË VEND.
Në këtë vend, vetëm ndershmëria s’ka vlerë.
Ai që mundohet të jetoj ndershëm, vetëm mund të përpëlitet në këtë ambient toksik dhe në fund të del fajtor pse nuk është bërë i pandershëm.
Këtu sport kombëtar është prostitucioni politik; politikanë që më shumë e mbajnë shurrën se fjalën; politikanë që në mbrëmje betohen për diçka, e në mëngjes bëjnë diçka tjetër.
Politikanë që hynë në politikë vetëm për interesa personale; interesat kolektive janë tabu temë për ata.
Politikanë që nënshkruajnë dokumente, ku kërkojnë faljen e kriminelëve e banditëve.
Para disa vitesh një shok i imi është marrë në pyetje vetëm pse e ka fotografuar një objekt të gjykatës; kurse sot kërkohet falja e atyre që dhunuan Kuvendin; kërkohet të falet ai që vrau fëmijë.
Në këtë vend, vetëm ndershmëria është e pavlefshme.
Ai që mundohet të jetoj ndershëm në këtë vend, duhet të ballafaqohet me padrejtësinë, malltretimin psiqik, e të duroj të gjithë ata që nëpërmjet padrejtësisë kanë arritur “lartë”.
Derisa ta mësojmë gjermanishten, duhet t’i durojmë këta, pastaj e shohim…
🤐🤐🤐