Banorët e fshatit Dobërdoll të Gostivarit kanë një hall të madh me zhvillimin e jetës fetare, dhe arsyeja është se imamët e dy xhamive siç thonë banorët nuk flasin ndërmjet vete, raporton Tetova1.
Imamët nuk folin ndërmjet vete dhe qëllimisht i vonojnë namazfalësit kur ka ndonjë vdekje dhe ceremonia kryhet në xhaminë tjetër në të cilën shërben imami, kjo me të vetmen arsye që banorët mos mund të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit. Në anën tjetër janë me dhjetra mesazhe që shkojnë në faqen e facebookut të fshatit Dobërdoll ku kërkojnë pajtimin e dy xhamive.
Banorët e Dobërdollit janë organizuar dhe kanë formuar një këshill me këtë qëllim, ku kërkesat janë:
– Funksionimi i të dyja xhamive në një këshill
– Buxhet i përbashkët për të dyja xhamitë
– Kordinim (pajtim) ndërmjet hoxhallarëve
– Një punësim nga Dobërdolli në BFI – Gostivar
– Modeli i Negotinës në rastet e varrimit
– Mirëmbajtja e varrezave, një punëtor
– Bartja e imamëve nga njëra në xhaminë tjetër
– Punësim i një imami në xhaminë Hamza të Dobërdollit.
Këshilli inicues i këtij pajtimi përbëhet nga 5 antar edhe atë: Lazim Sinani, Nagip Jonuzi, Sevdi Qerimi, Alban Sallai dhe Mumin Bajrami.