Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëNë këtë fshat shqiptar me vite nuk martohet askush (VIDEO)

Në këtë fshat shqiptar me vite nuk martohet askush (VIDEO)

Fshati Nasalë që gjendet në komunën e Gjilanit po boshatiset çdo ditë e më shumë.

Aktualisht aty kanë mbetur edhe 30 familje.

Shumica e banorëve jetojnë në mërgim.

Ndërsa, këta që kanë mbetur ankohen se janë lënë pas dore nga pushteti komunal.

Rrugët e fshatit nuk janë të asfaltuara ndërsa banorët problemin më të madh e kanë me mungesën e ujit të pijes.

Para disa vitesh është hapur një pus për t’i furnizuar banorët me ujë, por uji ka dalë mineral dhe i nxehtë rreth 30 gradë celsius.

Si pasojë e boshatisjes së fshatit, në shkollë janë vetëm 9 nxënës.

Banorët thonë se fshati do të mbetet pa banorë, sepse ka 8 vite që askush nuk është martuar.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments