Në anën tjetër në këtë vend ka edhe varreza tjera të vjetra, e në një pjesë gjenden edhe ca varre të reja.
Ndodhia e së premtes e ka shqetësuar komunën e Kamenicës.
Sylejman Morina, zëdhënës në këtë komunë thotë se akti që ka ndodhur s’ka të bëjë aspak me politikën.
E Jashar Hyseni, 80 vjeçar, nga ky fshat thotë se askush nuk e di se të kujt janë këto varreza.
Ai thotë se ky është vend vakaf i xhamisë, dhe që askush nuk mund ta prekë.
Në anën tjetër Policia në Gjilan ende nuk i ka identifikuar kryerësit e kësaj vepre.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, i ka hetuar rrethanat. Dyshohet se motivi ka qenë kërkimi i thesareve që mund të kenë qenë në ato varreza. Për momentin nuk ka të dyshuar, jemi duke punuar intensivisht për ta zbardhur këtë rast, i cili ka qenë mjaft irritues.
Ndërkohë në këtë fshat tash e një kohë nuk banon askush.