Në 24 orët e fundit, 368 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Itali. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Itali nga virusi korona është 1.809 njerëz,shkruan Struga Ekspres.
Komisioneri i Posaçëm Angelo Borrelli tha se ka 2.855 raste të reja në vend, që është gjithashtu një rekord për një ditë.
Italia ka qenë në karantinë të plotë për disa ditë, me vetëm dyqane ushqimore dhe farmaci të hapura.(Struga Ekspres)