Rreth 270 të burgosur sonte mbajnë grevë urie duke kërkuar të përfshihen me ligjin e paralajmëruar për amnisti për të akuzuarit më 25 prill në Kuvendin e Maqedonisë.
Nga burgu i “Idrizovës” për MIA-n deklaruan se numri i të burgosurve të cilët refuzojnë ushqim është ulur për 60 për qind nga dje kur kanë grevuar 330 të burgosur.
Greva e të burgosurve ka filluar para dy ditëve kur ushqimin e kanë refuzuar thuajse të gjithë të burgosur, por pas paralajmërimit të kryeministrit Zoran Zaev se amnistia është vetëm për pjesëmarrësit në ngjarjet e 27 prillit, numri i grevistëve është ulur në një të tretën.