Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaNë Hungari ofrojnë 30 mijë euro për të gjitha çiftet që bëjnë...

Në Hungari ofrojnë 30 mijë euro për të gjitha çiftet që bëjnë tre fëmijë

Qeveria hungareze po iu ofron çifteve të martuara një shpërblim prej 30 mijë e 590 eurove nëse ata bëjnë tre fëmijë.

Sikur shumë vende të BE’së, vendi po vuan për forcë puntore derisa puntorët po e lëshojnë vendin në kërkim të rrogave më të mëdha.

Kryeministri Viktor Orban dhe partia e tij e së djathtës ekstreme Fidesz duan që të inkurajojnë rritjen e popullësisë me anë të familjes dhe jo me anë të emigracionit.

Shkalla e fertilitetit në BE është 1.59 ndërsa në Hungari është 1.49 fëmijë për një grua.

Çiftet duhet të plotësojnë këto kushte:

-Duhet të jenë të martuar

-Së paku për njërin duhet të jetë martesa e parë

-Gruaja duhet të jetë e moshës prej 18-40 vjeç

-Së paku njëri nga të dy duhet të i ketë të paguara kontributet sociale në tre vitet e fundit në Hungari.

Qeveria ka vënë edhe masa tjera lehtësuese për të blerë makina për familje, për blerjen e shtëpive të reja dhe një përjashtim nga pagesa e taksës të të ardhruave për gratë që kanë rritur së paku katër fëmijë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments