Nexhmedin Spahiu
Tek gjykatat kushtetuese të vendeve me demokraci të zhvilluar, aspekti më dukshëm është mosha e gjyqtarëve. Janë të gjithë (me ndonjë përjashtim tepër të rrallë) të moshës para pensionimit. Pas përfundimit të mandatit ata dalin në pension. Kjo për arsye që ata të mos kalkulojnë karierë politike a profesionale pas përfundimit të mandatit.
Në Gjykaten Kushtetuese të Kosovës të gjithë janë “kalamaj” për nga mosha (dhe Jo vetëm për nga mosha) që pas mandatit presin karierë politike apo marrjen e titujve doktora e profesora etj, dhe kjo i bënë vendimet e tyre kalkulese.
E dyta. Tek vendet me demokraci të zhvilluar janë juristët më në zë ka vendi. Pas tyre është kariera e begatshme dhe e lavdishme akademike apo si prokurorë e gjyqtarë të dëshmuar dhe të cilën ata nuk guxojnë ta rrezikojnë në fund të karierës me vendime jo të drejta në Gj.Kushtetuese. Në Kosovë, ata kanë vetëm karierë të deshtuar politike dhe kurrëfarë të arriturash profesionale.
E treta. Tek vendet me demokraci të zhvilluar në GJK janë patriotët më të spikatur të vendit, të deshmuar për moralin dhe sakrificën e tyre te larte dhe perkushtimin ndaj atdheut. Në Kosovë, më thuani cili është kontributi patriotik i mëparshëm apo i tanishëm i gjyqtarëve të GJKK? Përveç ndoshta i anëtarit serb të GJKK , i cili kishte bëre një vjedhje të madhe në Serbi e ish dënuar me 6 vite burg, por ka ikur në Kosove. Kjo nëse vjedhja në një vend armik konsiderohet patriotizëm. E për kolegët e tij shqiptarë vetëm nëse vjedhja e pasurisë intelektuale (plagjiaturat) apo edhe vjedhja e shtetit të vet quhet patriotizëm.