Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNë Gjermani, babai bashkë me djalin 5-vjeçar humbin jetën pas aksidentit të...

Në Gjermani, babai bashkë me djalin 5-vjeçar humbin jetën pas aksidentit të tmerrshëm

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në autostradën federale 71 midis Vahldorf dhe Wedringen (Saksoni-Anhalt) në Gjermani.

Një shofer 44-vjeçar, që po voziste automjetin e tipit Mercedes u përplas me një gjysmërimorkio që po vinte nga Wedringen të premten për arsye që janë ende të paqarta, shkruan “bild”

44-vjeçari dhe djali i tij 5-vjeçar nuk i kanë mbijetuar përplasjes së rëndë dhe kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, transmeton tv21.tv.

Shoferi 59-vjeçar i gjysmërimorkios pësoi tronditje dhe mori tretman në vend nga shërbimet e urgjencës psikosociale.

“B 71 është dashur të mbyllet për rreth pesë orë për momentin e shpëtimit, rikuperimit dhe regjistrimit të aksidentit rrugor. Policia, brigada e zjarrfikësve, shërbimet e shpëtimit, një mjek i urgjencës dhe shërbimet e urgjencës psikosociale u vendosën”, tha një zëdhënës i policisë të shtunën.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments