Reshje lokale të shiut të premten dhe ulje të konsiderueshme të temperaturave nga 10 deri në 15 gradë Celsius gjatë fundjavës, paralajmëruan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Të premten gjatë ditës do të ketë rritje të vranësirave, pasdite dhe gjatë natës me reshje lokale të shiut, ndërsa në male të dëborës. Për shkak të zbritjes së masës të ftohtë nga veriu, reshjet të shtunën do të kalojnë në borë edhe në disa vende të ulëta.
Gjatë fundjavës do të fryjë erë e përforcuar, dhe përkohësisht e përforcuar verilindore, sidomos të premten gjatë natës dhe të shtunën, kur vende-vende do të arrijë deri në 80 km/h. Temperatura do të bjerë në mënyrë të konsiderueshme nga 10 deri në 15 gradë Celsius.