Në fillim të kësaj jave u duk sikur erdhi pranvera në Zvicër.
Megjithatë, të mërkurën ‘u kthye dimri’ dhe bora vazhdoi të binte gjatë së enjtes, sidomos në Alpe, shkruan Le news, përcjell në shqip albinfo.ch.
Më shumë se 80 centimetra borë ranë në rajonin qendror alpinist të Zvicrës.
Një hartë nga Instituti WSL tregon se bora ka rënë gjatë tri ditëve të fundit. Ndërkaq, SLF ka paralajmëruar rrezik nga ortekët.
Mirëpo, konsiderohet se ky mot i ftohtë nuk do të zgjasë. Në Gjenevë temperaturat sot ishin 7 gradë Celsius, e deri në fund të javës pritet të ngriten në 13, sipas Swiss Meteo.