Ish kryetari i Këshillit radiodifuziv, Zoran Stefanovski ka vdekur në një aksident të rëndë që ka ndodhur sot rreth orës një në mesnatë në Shkup.
Deri te fatkeqësia ka ardhur pasi Stefanovski më veturën e tij duke lëvizur në bulevardin “Nikolla Karev” ka dalë nga rruga duke goditur bilbordin reklamues. Ai është dërguar në spital ndërsa mjekët vetëm se kanë konstatuar vdekjen.