Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNdryshon situata, Zaev ofron sërish postin e zëvendëskryeministrit për Aleancën

Ndryshon situata, Zaev ofron sërish postin e zëvendëskryeministrit për Aleancën

Kryeministri Zoran Zaev pret që lideri i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela, ta pranojë postin e zëvendëskryeministrit për reforma.
“Shpresoj se nëse vendimi i tyre është që të mbeten në qeveri, kjo do të thotë pranim i zëvendëskryeministrit të Qeverisë së republikës së Maqedonisë për reforma”, deklaroi Zaev edhe pse në një intervistë televizive deklaroi se Aleanca mbetet jashtë qeverisë.

Ai tha se as Zijadin Sela e as Aben Taravari nuk e kanë informuar dhe se për vendimin e Taravarit që të kandidohet për kryetar komune ka dëgjuar nga mediumet.

“Bëhet fjalë për parti politike e cila ka dy deputetë. Ministria e shëndetësisë është një nga resorët më të rëndësishëm dhe në momentin kur u ofrua u dha edhe për shkak të kandidatit. Ne e ofruam vendin e nënkryetarit për reforma duke pasur parasysh se me të vërtetë është parti e re që dëshiron të dëshmohet. Besuam se kjo mund të jetë e pranueshme për ta“, deklaroi kryeministri.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments