Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniNdryshojnë rregullat e Schengen, duhet aplikuar për të kaluar kufirin

Ndryshojnë rregullat e Schengen, duhet aplikuar për të kaluar kufirin

Ambasadorët e Bashkimit Evropian konfirmuan të mërkurën një marrëveshje të arritur më parë mes presidencës së Këshillit dhe përfaqësuesve të Parlamentit Evropian mbi propozimin për një sistem informacioni dhe autorizimi të udhëtimeve evropiane ose ndryshe ETIAS.

“Marrëveshja e të mërkurës është një tjetër hap i rëndësishëm në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE. Duke ditur se kush vjen në BE para se ata të arrijnë në kufi, ne do të jemi në gjendje të ndalojmë më lehtësisht ata që mund të përbëjnë një kërcënim për qytetarët tanë”, thonë zyrtarët.

ETIAS do të mundësojë kontrolle në avancë dhe nëse nevojitet edhe do të refuzojë autorizimin për shtetas të vendeve të treta që janë të përjashtuar nga vizat për të udhëtuar në zonën Schengen.

Sistemi po ashtu do të ndihmojë edhe në përmirësimin e sigurisë së brendshme, do të parandalojë emigracionin e paligjshëm, do të mbrojë shëndetin publik dhe do të reduktojë vonesat në kufi për identifikimin e personave që mund të përbëjnë rrezik para se ata të arrijnë në kufijtë e jashtëm.

Sistemi do të aplikohet për qytetarët e vendeve të treta të përjashtuar nga vizat, siç është Shqipëria. Udhëtarët duhet të sigurojnë një autorizim udhëtimi, para se të nisen, përmes një aplikacioni online.

Për çdo aplikim, duhet të paguhet një shumë prej 7 eurosh. Informacioni i dhënë në çdo aplikim do të procesohet automatikisht me qëllim që të përcaktohet nëse ka motiv për refuzimin e autorizimit të udhëtimit. Nëse jo, autorizimi do të lëshohet automatikisht dhe shpejt.

Nëse do të ketë një element që kërkon analizim, aplikacioni do t’i dorëzohet manualisht autoriteteve kompetente. Para udhëtimit, kompanitë ajrore apo ato detare duhet të kontrollojnë nëse shtetasit janë të pajisur me autorizimin e udhëtimit.

Sidoqoftë, autorizimi nuk garanton automatikisht të drejtën për të hyrë apo për të qëndruar në një vend të BE. Është roja kufitare ai që do të thotë fjalën e fundit.

Një autorizim udhëtimi është i vlefshëm për tre vite apo deri në fund të vlefshmërisë së dokumentit të udhëtimit të regjistruar gjatë aplikimit, kushdo që vjen përpara.

Tani që marrëveshja është konfirmuar nga ambasadorët e BE, rregullorja do t’i paraqitet Parlamentit Evropian për votim dhe më pas Këshillit për adoptim.

Top Channel

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!