Ndodh mrekullia!/ Nxirret gjallë nga rrënojat Klajdi Qato pas 20 orësh, familjarët shpërthejnë në lotë gëzimi (FOTO)

0
19

Klajdi Qato është shpëtuar dhe nxjerrë nga rrënojat pas 20 orësh. Ai është në gjendje shëndetësore të mirë dhe është transportuar drejt spitalit.

Ekipet e shpëtimit po punonin intensivisht për nxjerrjen e 25 vjeçarit, i cili mbeti i bllokuar për 20 orë poshtë rrënojave të vilës Palma në Durrës.

Në momentin që i riu ka dalë nga rrënojat ka patur duartrokitje të shumta për ekipin e shpëtimit dhe familjarët e tij kanë shpërthyer në lotë gëzimi.