Këshilli Organizativ që mori pjesë në grumbullimin e parave në ndihmë të rehabilitimit të Sami Rramanit nga Tateshi i Strugës njofton se u arrit qëllimi dhe u siguruan protezat per implantin e kembeve te Samiut. ‘’Ju njoftojm se për momentin u ndepren terapit per arsye shendetore ku Samiu do duhet të i nenshtrohet një operacion ne spitalin Sistina. Shpenzimet e operacionit do i mbuloj Keshilli organizativ dhe pas operacionit do vazhdoj me terapi dhe vënjen ne funksion te plotë të protezave.Ne lidhje me shumën e parave te grumbulluara dhe shpenzimet per trajtimin mjeksor, Keshilli Organizativ do dal me raport të detajuar pasi te mbarohet komplet me terapiat dhe vënien ne funksion te plotë të protezave. Zoti i shpërbleft bamirësit’’ thuhet në reagimin e Këshillit Organizativ të kësaj iniciative.