Wednesday, June 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiNdihmohen fëmijët e shkollës së Ladorishtit, Frëngovës dhe Zagraçanit! Drejtori Shefi Cenka...

Ndihmohen fëmijët e shkollës së Ladorishtit, Frëngovës dhe Zagraçanit! Drejtori Shefi Cenka dhuron 90 tableta (FOTO)

Ministria për Arsim dhe Shkencë në bashkëpunim me kompaninë Makpetrol për realizim tē mësimit në distancë përmes Komunës së Strugës-sektori për arsim, SHFK “Ashim Agushi”-Ladorisht, i dhuroi 90 Tabletë për nxënēsit të cilët kanë kushte jo të mira për ndjekje të mësimit ONLINE, informon Struga Ekspres.

Drejtori i Shkollës, Shefi Cenka në konsultim me kujdetastarët e klasave hartoi plan për ndarjen e Tabletëve duke përfshirë nxënësit prej klasës së 4-të deri në klasë të 9-të, që sadopak të mund të ndihmohen nxënësit të cilër vërtetë janë në nevojë për pajisje teknologjike.

Mësimi në largësi në këto kushte të pandemisë tregon se është koha për të ndërmarrē veprime që në fund të fundit do të ishin si një shtrengatë për ti dhënë arsimit drejtimin e duhur.

“Përpjekjet tona dëshmojnë se jemi të pëkushtuar për të tejkaluar situatën e krijuar përmes formave të bashkëpunimit me prindërit e nxënësve duke qenë sa më afër në këtë distancë të krijuar, njëkohësisht falenderoj kryetarin e Komunês z.Ramiz Merko që personalisht u pêrkushtua për sigurimin e tabletave si dhe kompaninê Makpetrol”,shprehet drejtori Shefi Cenka.

Drejtori i kësaj shkolle ka qenë prezentë në shkollën e Zagraçanit, Frëngovës dhe Ladorishtit ku ai vet dorëzoi Tabletat për nxënësit.

Në Zagraçan dhuruan 20 tableta, në Frëngovë-30 Tableta, kurse në Ladorisht-40 tableta.







Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments