MESAZH NGUSHËLLIMI
“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi”
Sot me dhimbje pranuam lajmin e ndërrimit jetë, të hoxhës së nderuar Nazmi ef Hoxha nga f. Ladorishtë, i cili thuajse gjithë jetën e tij e vëndoi në shërbim të Islamit, vatanit dhe shoqërisë. Nazmi efendiu gjithashtu ka qenë për dy mandate dhe kryetar i këshillit të Bashkësisë fetare Islame në Strugë (KBI).
Myftiu i Strugës Mr. Salim ef Sulejmani në emër të Myftinisë, anëtarëve, hoxhallarëve dhe xhematit shpreh ngushëllimet më të ngrohta për familjarët, kurse Nazmi ef. Allahu ja pranoftë shërbimin dhe e shpërbleftë me Xhennetet më të larta…AMIN!Myftinia Strugê