Monday, May 12, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëNdërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, që iu refuzua viza për shërim (FOTO)

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, që iu refuzua viza për shërim (FOTO)

Në mbrëmjen e sotme, ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni.

Hyseni ka qenë në gjendje kome së fundmi, për shkak të gjakderdhjes masive në tru.

Madje, atij i ishte refuzuar tani edhe viza nga Ambasada Gjermane për të shkuar në Perëndim për shërim, shkruan IndeksOnline.

Por, para pak çastesh, vëllau i tij, Adnani, ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se Avniu nuk jeton më.

”Lavdi luftëtar, ushtarët e vërtetë nuk vdesin kurrë. Vëlla, ti ike vetëm në amshim, e kur Allahu vendosë ta afrojë evladin e tij, ne vetëm amin ia bëjmë”, shkruhet në mes të tjerash në postimin e Adnanit.

Përndryshe, Avni Hyseni la pas vetes dy vajza, teksa iu përgjigjë kushtrimit të atdheut për çlirim duke iu bashkua radhëve të UÇK-së, teksa më pas ishte pjesë e TMK-së dhe më pas ishte pjesë e luftës së lavdisë si ushtar i UÇPMB-së./IndeksOnline/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments