Në moshën 66-vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë gazetari i njohur nga Ohri, Simon Ilievski.
Ai ka bashkëpunuar edhe me disa radio stacione,por gjurmët më të mëdha i ka lenë në Radio Ohrin, ku ka qenë gazetar për shumë vite. Pas pavarësisë së Maqedonisë, ai punoi në televizionet lokale ATV nga Struga, TVM Ohri dhe NTV, dhe ishte korrespondent i “Utrinski Vesnik” që nga themelimi i tij dhe i televizionit Channel 5.
Simon Ilievski ishte kryetar i Zyrës Rajonale të Asociacionit të Gazetarëve Ohër – Strugë deri në vitin 2010, kur u tërhoq plotësisht nga gazetaria dhe filloi të punojë në shërbimin për marrëdhënie me publikun në Komunën e Ohrit.
(Struga Ekspres)