Ndërron jetë 29 vjeçari, humbi kontrollin e motoçikletës

0
419
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Dje në ora 12 e 30 minuta në SPB Shkup është raportuar se në rrugën rajonale Shkup – Hidrocentrali “Kozjak”, afër kryqëzimit me rrugën lokale për fshatin Breznicë, Shkup, S.K.(29) nga Shkupi duke drejtuar motoçikletën “Honda” me targa të Shkupit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, përcjellë Telegrafi.

Motoçiklisti ka ndërruar jetë nga plagët e marra në vend, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konfirmuar vdekjen e tij.

Prokurori publik dhe një ekip nga SPB Shkup kanë kryer kontroll.