Ndërron jetë 23 vjeçari Hermes Beqiri, u plagos një ditë më parë me armë zjarri

0
13
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Ka ndërruar jetë sot në spitalin e traumës, 23 vjeçari Hermes Beqiri. Një ditë më parë ai u plagos me armë zjarri në Shkodër

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20 të së shtunës.

Hermes Beqiri mbeti i plagosur rëndë me 6 plumba në një lokal në lagjen “Guerrile”, në vendin e quajtur ish-Zooteknika.

Disa orë pas plagosjes policia e Shkodrës arrestoi autorin Elvis Hoxha, që ishte fshehur në fshatin Grudë.

Hoxha, pasi ka debatuar me Beqirin, ka marrë një pistoletë dhe e ka qëlluar disa herë. Hermes Beqiri ka 6 plumba në trupin e tij, pjesën më të madhe në bark dhe në kraharor. Por sot 23 vjeçari ka nderuar jetë.