Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNdërron jetë 17-vjeçari që u godit nga rryma!

Ndërron jetë 17-vjeçari që u godit nga rryma!

*Ka ndërruar jetë djaloshi 17-vjeçar nga Vollkova, i cili më 16 janar ka hipur në një cisternë-vagon dhe është goditur nga rryma.

“Për fat të keq, dhe krahas përpjekjeve maksimale të ekipeve mjekësore, jetën e ka humbur pacienti 17-vjeçar me djegie dhe lëndime të rënda”, thonë nga KARIL.

17-vjeçari nga Volkova ishte goditur nga rryma, kur para tri ditëve në Komunën Kisella Vodë të Shkupit kishte hipur në vagon-cisternë, që ishte djegur, pas çka menjëherë ishte transferuar në Klinikë.

Ky është rasti I dytë, ku në mënyrë tragjike humb jetën një adoleshent.

Para dy viteve, një 14-vjecare nga Ilindeni I Shkupit, gjithashtu humbi jetën, pasi kishte hipur në një vagon për të xhiruar video për TikTok.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments