Një djalë 16-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Koçanit pasi më parë ishte sjellë në gjendje të pavetëdijshme.
MPB njofton se personi është sjellë në spital dje rreth orës 20:30.
“Pavarësisht ndihmës mjekësore dhe reanimacionit të dhënë, ai ka ndërruar jetë, ndërsa vdekja është konstatuar nga mjeku”, thonë autoritetet.
Informacionet fillestare janë se në trup nuk ka shenja dhune, por fjalën e fundit për këtë duhet ta japë raporti i autopsisë./Telegrafi/