Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiNdërroi jetë Myfyt Ademi, humanisti dhe aktivisti i çështjes kombëtare

Ndërroi jetë Myfyt Ademi, humanisti dhe aktivisti i çështjes kombëtare

Shkruan
Bexhet Asani

IKU DHE NJË HUMANIST E AKTIVIST I ÇËSHTJES SHQIPTARE.

Me hidhërim të thellë mora lajmin e kobshëm të shkuarjes në amshim bashkëfshatarit tim të nderuar Myfyt Ademi. Ike Myfyt, sot ndaj të gdhirë, pa na thënë lamtumirë! Ti ike po na le me zemër të thyer! Na mbetën kujtimet dhe veprat e tua humanitare e aktivitetet e tua atdhetare. Ti luftove një jetë të tërë. Ti ishe i pathyeshëm në idealet e tua. Zhvillove aktivitet në dy linja: i dole në ndihmë pa u kursyer, të varfërve! U bëre diell për skamnorët! Ti shpirt humanist. Vuanin ata, vuaje edhe ti shpirtërisht. Ata shihnin në ty një engjëll mbrojtës me dekada. Linja e dytë edhe më e rëndësishme se ajo e para. Ti ishe i vetëdijshëm se me popull të varfër nuk do të mund të vinte liria..! Zëri jot pushkë, ishte bindës për çdo njeri që e ndiente veten shqiptar. Ti luftove për mirëqenin e popullit edhe kur e kishe të ndaluar!
U prehsh në paqe!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments