Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNdërroi jetë gazetari i njohur tetovar

Ndërroi jetë gazetari i njohur tetovar

Ka ndërruar jetë gazetari i njohur tetovar, Enver Shala. me një karrierë të pasur në gazetën e dikurshme “Flaka”, por edhe në mediat e tjera.

Sot në varrezat e qytetit të Tetovës, me protokolle të posacme gjatë ceremonive mortore në kushte të COVID-19, iu dha lamtumira e fundit doajenit të gazetarisë shqiptare Enver Shala I cili, si pasojë e koronavirusit ndërroi jetë, në moshën 72 vjecare në spitalin Klinik të Tetovës. Në ceremoninë mortore nuk munguan të afërmit e të ndjerit, por edhe shokët e tij të gjeneratës, miqtë, kolegët e punës dhe qytetarë tjerë.

Enver Shala ka dhënë një kontribut të veçantë në çështjen kombëtare. Ka punuar në “Flaka e Vëllazërimit” në Shkup, duke dhënë një kontribut të cmueshëm si gazetar në afirmimin e vlerave tona kombëtare, para së gjithash gjatë viteve turbulente të Themelimit të Universitetit të Tetovës por edhe rreth shumë zhvillimeve tjera politike, shoqërore e kulturore.

Një kohë ka punuar edhe në arsim si mësues në fshatin Dobrosht të Tetovës, njëkohësisht duke mos u ndalur asnjëherë në promovimin e vlerave kulturore shqiptare si pjesë e SHKA “Xheladin Zeqiri”. Gazetari i ndjerë ishte edhe mik I televizionit tonë, duke marrë pjesë në emisione të ndryshme ku dha kontribute të jashtëzakonshme në sqarimin e rolit të gazetarit në shoqëri, misionit të tij në drejtim të informimit të saktë e objektiv të opinionit, por edhe duke shpalosur përvojat e tij të mëdha si gazetar, gjatë ngjarjeve më të lavdishme të shqiptarëve të Maqedonisë./KlanM

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments