Wednesday, June 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiNdalohen kamionët në rrugën Strugë - Qafëthanë

Ndalohen kamionët në rrugën Strugë – Qafëthanë

Për shkak të borës në drejtimin rrugor Strugë- vendkalimi Qafë Thanë nga ora 07:15 është vendosur ndalesë e lëvizjes së automjeteve të rënda, kanë bërë të ditur nga LAMM dhe NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Nga ora 04:10, ndalesë për lëvizje të kamionëve ka edhe në aksin rrugor Mavrovë- Dibër.

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës në rrugë.

Borë bie në Kodër të Diellit, Mavrovë, Dibër, Ohër, Strugë, Kërçovë dhe në qafat malore Strazhë, Bukovë, Gjavatë, Pletvar, Presekë dhe Zheleznec.

Për shkak të temperaturave të ulëta e mundur është paraqitje e ngricave.

Autoritetet apelojnë të vozitet me kujdes dhe të kontrollohet shpejtësia në kushtet në rrugë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments