Vajza e artë e K. A ” Drini” Natyra Malo!
Sot (30.04.2022) në stadiumin e qytetit të Shkupit, u zhvillua mitingu i parë sezonal në Atletikë për senior “Hapja e sezonit 2022”!
Në këtë aktivitetet, mori pjesë edhe Klubi i Atletikës “Drini” nga Struga, me sportisten, më të mirë të klubit Natyra Malo.
Natyra Malo u paraqit në dy diciplina, në 100m dhe 200m.
Në këtë miting, Natyra Malo shkëlqeu në të dy diciplinat dhe me meritë u stolis me dy medalje të arta.