*Kampionati Evropian Ekipor Liga – 3 në Atletikë!
Natyra Malo me rekord personal në 100m!
Në ditën e parë, Natyra Malo me rekord të ri personal në 100m, nga 12:51 në 12:37, duke u radhitur e 3 në grup dhe e 10 në total. Një rezultat shumë premtues dhe duke i sjellë edhe pikë të rëndësishme ekipit të Maqedonisë së Veriut.
Sara Dimitrioski në 400m, gjthashtu me rekord personal.
Në stafetën 4×100 tre nga katër sportistet ishin të klubit tonë (Natyra Malo, Melisa dhe Sara Dimitrioski) të cilat bënë një vrapim të shkëlqyer duke arritur kohën 48:66.
Sot në ditën e dytë do të paraqitet Natyra Malo në diciplinën 200m dhe Sara Dimitrioski në 4x400m Mix.