Monday, June 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNaser Ziberi: Ideja për Kryeministër shqiptar është më e madhe se sa...

Naser Ziberi: Ideja për Kryeministër shqiptar është më e madhe se sa unë, më e madhe se sa BDI-ja

Naser Ziberi është kandidati për kryeministër shqiptar i propozuar nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Emrin e Ziberit BDI e shpalosi në konventën e parë promovuese të kandidatëve për deputet të cilën e nisi nga Prespa.

Ahmeti tha se hap pas hapi i kanë realizuar të gjitha premtimet dhe se kjo është koha e duhur për kryeministër shqiptar.

Kandidati për kryeministër shqiptar Naser Ziberi në fjalimin e tij tha se ai nuk do t’a kishte pranuar këtë ofertë po të mos ishte i bindur se ky është një projekt kombëtar.

“I thash po kandidaturës sepse kjo ide është më e madhe se sa unë, kjo ide është më e madhe se sa BDI-ja. Unë nuk do t’a kisha pranuar këtë sikur mos të bindesha se ky është një projekt kombëtar. Sikur mos të bindesha se përmes kësaj ideje do t’a faktorizojmë popullin shqiptar në Republikën e Maqedonisë”, tha Naser Ziberi, kandidat për Kryeministër.

Ndryshe Naser Ziberi ka qenë deputetët në kuvendin e Maqedonisë si anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik. Ka lindur në vitin 1961 në Laskarcë të Shkupit. Me profesion është jurist ndërsa ka qenë edhe Ministër i Punës dhe Politikës Sociale.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments