Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNaqe Çulev: Zero tolerancë për parregullsitë zgjedhore

Naqe Çulev: Zero tolerancë për parregullsitë zgjedhore

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev sot kishte vizitë pune në repartin policor Jegunovce e cila është në përbërje të SP Tetovë, pranë Sektorit për punë të brendshme, kumtoi MPB.

Në kumtesë informohet se gjatë vizitës së punës, ministri Çulev ka realizuar takim me udhëheqësinë e repartit policor.

Nga ana e udhëheqësisë ministri Çulev është informuar se nëpunësit policor ndërmarrin masa për kontroll të personave të cilët gjenden në izolim për shkak të pandemisë Kovid-19.

“Nga ana e tyre ishte potencuar se komuna Jegunovce është rajon me shkallë të lartë të sigurisë që nënkupton shkallë të ulët të krimit dhe numër të vogël të shkeljeve nga fusha e rendit dhe qetësisë publike. Reparti policor Jegunovce funksionon në hapësira të reja të cilat janë ndërtuar nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por investimi në mjete tekniko-materiale dhe potencial kadrovik duhet të jetë prioritet në periudhën e ardhshme”, informojnë nga MPB.

Njëherit edhe zgjedhjet parlamentare ishin në fokus të vizitës së sotme të punës me ç’rast nga ana e udhëheqësisë në repartin policor është potencuar se në mënyrë aktive ndërmerren të gjitha masat operative në drejtim të sigurimit të tyre.

Në atë drejtim ministri Çulev ka potencuar se nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të ndërmerren masat e nevojshme për sistemim përkatës të nëpunësve policor, në drejtim të sigurimit të mbulimit maksimal në territorin e gjithë shtetit.

Ai edhe njëherë u bëri thirrje nëpunësve policor të veprojnë në pajtim me ligjet dhe ta japin kontributin e tyre në organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike. Sipas tij, përcaktimi strategjik i Ministrisë së Punëve të Brendshme është të sigurojë nivel më të lartë të sigurisë në këto zgjedhje.

“Unë si ministër i ndërmarr të gjitha aktivitetet e domosdoshme me të cilat do të mundësohet ajo. Zero tolerancë e parregullsive zgjedhore dhe i të gjitha llojeve të presioneve dhe ryshfeti mbi votuesit është pjesë e atij përcaktimi strategjik në të cilën duhet të gjithë së bashku të punojmë. Qytetarët duhet të jenë të sigurt se këto zgjedhje do të jenë korrekte dhe demokratike dhe kjo duhet të jetë arsye që ato masovikisht të dalin dhe ta plotësojnë të drejtën e tyre të votimit”, përfundoi Çulev në fjalimin e tij.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!